Vendosni fjalën kyçe....

Nano: Berisha ka mbikëqyrur personalisht burgosjen time


Ish-kryeministri Fatos Nano në një intervistë-rrëfim për emisionin “Opinion” ka folur edhe për raportin me “kundërshtarin e tij politik” Sali Berisha.

Nano tha se për herë të parë Berishën e ka njohur në vitin 1990 në Zërin e Popullit.

Berishën e kam takuar për herë të parë në Zërin e Popullit. Nëse do më pyesësh se cili është impresioni im për Saliun do them që nuk e pranonte mendimin ndryshe”-tha Nano.

Më tej Nano tha se roli i Berishës në burgosjen e tij ka qenë determinist dhe është investuar personalisht për ta mbikëqyrur.

Berisha hyri si intelektual mjek, humanist. Në momentin që mori drejtimin e PD-së u bë politik. Më pas ai ka mbikqyrur deri kur ra shteti në 1997 burgosjen time “in persona”. Kam të dhëna që ai është marrë “in persona” me mbajtjen time në burg”-deklaroi ish-kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *