Vendosni fjalën kyçe....

Nënë Liza në protestë: Rusia po i bie Ukrainës, ne po na bie shteti ynë


Protestës së sotme para Kryeministrisë i është bashkuar edhe Nëna Liza, gruaja e moshuar e cila u bë një personazh i njohur pas shembjes së banesës së saj në zonën e 5 Majit.

Gjatë fjalës së saj, Nënë Liza iu drejtua protestuesve duke ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe ministret e kësaj qeverie duke thënë se ata po u thonë mos të lëvizin më me makinë por me gomar dhe rrobat mos t’i lajnë më me lavatriçe por me ujë të ftohtë e me dorë si dikur.

Ajo krahasoi Shqipërinë me Ukrainën, duke thënë se atje sulmohen nga Rusia ndërsa ne nga shteti ynë.

“Shtëpitë e veta i kanë të blinduara, tonat i kanë shkatërruar. Tani thonë të ecim me gomar, mos laj me lavatriçe por me ujë të ftohtë.

Nëse jeni burrë dilni para popullit, jepni një përgjigje. Këto janë ferra e Shqipërsë. Ka shumë rini për ti zëvendësuar, s’ka nevojë ti mbajnë, boll 8 vite. Bëjmë thirrje sa më shumë, sa më të fortë. Jo më lezetim, jo me fjalë të buta se e zë gjumi. Na kërkojmë t’i falim shtëpinë. Rusia po i bie Ukrainës, por neve po na bie shteti ynë.

Kush është ai burrë që nuk mbron shtëpinë dhe gruan e vet. Policia të mos arrestojë rininë, por të bashkohet me ne. Ukraina është Shqipëri, ky është tupi i Zotit të luftosh vendin tënd.”- tha e moshuara.