Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita do dalë me disa formula në zgjedhje, mund të kemi lista të përbashkëta me PD-në në disa qarqe


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim mbrëmjen e sotme deklaroi se opozita do përdorë disa strategji lidhur me listat për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj në disa qarqe mund të shkohet edhe me një listë të opozitës, në disa të tjera edhe me dy dhe në disa me tre lista.

Që të jemi të sinqertë jam në kontakte të vazhdueshme me Lulzim Bashën. Drejtuesit e LSI në qarqe janë në kontakte të vazhdueshme me të deleguarit e PD. Duhet të rishikojmë pak stilistikën që përdorim për koalicionet. Është një koalicion që është opozita e bashkuar, që do t’i gjejmë emrin shumë shpejt dhe janë 1, 2 apo 3 lista janë detaj apo teknikalitete. Janë kalkulime matematikorë që maksimizojnë votën.
Sigurisht që LSI do të dalë me një listë më vete, do të ketë listën e LSI, që do të jetë e regjistruar në fletën e votimit. PD do të dalë me kandidatët e saj, të përfshirë dhe partitë e tjera. Por mund të ketë dhe disa ekuacione, konkurrencën e njëri-tjetrit
”-deklaroi Kryemadhi në emision “Open”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *