Vendosni fjalën kyçe....

Tomini: Vaksina ruse drejt miratimit nga EMA, do merren nëse përkrahen nga BE-ja


Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini në emisionin “ Real Story” tha se Shqipëria është e përqendruar të marrë vetëm vaksinat e certifikuara.

Ndërsa për vaksinat jo-perëndimore, Tomini tha se vaksina ruse është në fazat e fundit për tu miratuar nga EMA.

Më tej ajo shtoi se nëse do ketë ngërçe në sigurimin e vaksinave perëndimore do shihen edhe alternativa që mund të përkrahen.

Sa i përket vaksinave perëndimore. Duke kaluar në retrospektivë në dhjetor e më herët, tendenca ka qenë e qeverisë të komunikojë zyrtarisht me kanalet e vaksinës të marrë vaksinat e para të certifikuara, dhe të niste sa më parë në Shqipëri.

Në javët e fundit u cilësua se në javët e para të janarit do të vinin në Shqipëri. Në dy fazat prej 3 javësh, arriti të vijë sasia e dytë, por me vijueshmëri deri në 41 mijë doza deri në fund të shkurtit. Pra ka qenë një luftë përpjekjesh e definuar me fitore. Dy objektivat u arritën, pavarësisht se kemi nisur me grupin e riskut, pra mjekët dhe infermierët. Pfizer u miratua shumë më shpejt. Vaksina ruse po kalon fazat e fundit, për t’u miratuar nga EMA. Por është më i hershëm tratativa. Prandaj qeveria i bëri me Pfizer për 500 mijë dozat.

Bashkohem me ju që në momente të caktuara, kur situata epidemiologjike është kriter për të negociuar me vaksina të tjera. Në gjithë këtë vorbull e krizë farmaceutike, mbarë botërore, edhe krizë morale, por humane duke treguar kacafytjen.

Ndërkohë sigurisht po thoja që në kuadër të një strategjie të njohur perëndimore, kur strategjia do të përkrahen nga BE, duke ndjekur strategjinë aktuale. Nëse kemi ngërçe me kontraktimet, apo kanalizimeve, do jenë oportune apo alternativa që mund të përkrahen‘’- tha Tomini.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *