Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama më sulmoi sot sepse prezantova planin ekonomik


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj sulmeve që Kryeministri Rama drejtoi ndaj tij ditën e sotme.

Basha thotë se arsyeja e këtyre sulmeve ishte për shkak të prezantimit të planit ekonomik.

Kryedemokrati shton se premtimet e Ramës janë boshe pas 8 vjetësh dështimesh.

Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetëm sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para te gjithë jush.

Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë.

Dua të jem i qartë:

Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh.

Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën.

Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t’i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë.

Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”-shkruan Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *