Vendosni fjalën kyçe....

Paloka i nxjerr Ramës videon krah Elvis Rroshit: E kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha


Pas ironizimeve dhe kritikave që kryeministri Edi Rama i bëri kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe programit të saj ekonomik, vjen një reagim nga nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka.

Ai ka publikuar një video të para disa viteve, ku Rama shfaqej krah ish-kryebashkiakut të Kavajës Elis Rroshit, në një takim fushate dhe fliste për procesin e dekriminalizimit.

“Është më se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. S’ke faj. Të ka nxjerrë ashtu siç je para shqiptarëve dhe ndërkombetarëve, një hajdut dhe bashkëpuntor kriminelësh e përdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqipëria fiton.”– shkruan Paloka krahas videos.

Rama në këtë video flet për ligjin për dekriminalizimin.

“Kisha dëshirë të vinte këtu krimineli që drejton Kavajën, edhe kryetari i bashkisë së Durrësit. Kemi kaluar një ligj për dekriminalizimin, dakord, e kemi kaluar një ligj. Sipas atij ligji nuk shpëton askush që ka bërë diçka. Mezi pop res zbatimin e ligjit që t’i çoni letër Lulit e t’i thoni: Po si shpëtoi ky mo? Po e patë ça boni Elvisi, apo Ervin si e ke ti? Se ti s’dihet sa emra ke”- thotë Rama në këtë video duke ironizuar akuzat e PD-së për Elvis Rroshin të cilat më pas u vërtetuan dhe Rroshi u dogj nga ligji për dekriminalizimin.

Elvis Rroshi nuk deklaroi dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk deklaroi se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *