Vendosni fjalën kyçe....

Rama pyetet kur do ta publikojë programin e PS-së: Para vjen karakteri i lidershipit, pastaj programi


Kryeministri Edi Rama është pyëtur sot se kur do ta publikojë programin e partisë së tij për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, duke qenë se po afrojnë zgjedhjet.

Mirëpo ai u përgjigj se së pari ka rëndësi karakteri i lidershipit, duke e konsideruar programin si diçka dytësore.

Rama tha se e gjitha fillon nga karakteri i lidershipit dhe i forcës politike, ndërsa lidhur me programin tha se do ketë mundësinë shumë shpejt të ndajë një me qytetarët.

“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë, duhet të ballafaqojnë karakteret. Pastaj sigurisht dhe programet, pastaj edhe çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë më shumë. Por kjo fillon nga karakteret: nga karakteri i lidershipit, nga karakteri i forcës politike, nga karakteri i forcave politike.

Besoj se qytetarët mendojnë kështu gjithmonë kur votojnë në fakt.

Pastaj dhe programet kanë peshën e vet. Ne e kemi thënë me kohë që ne do të ndajmë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e vitit 2030 sepse praktikisht jemi në kushtet kur nuk mund të flasim me qytetarët për thjesht një program electoral, për të marrë në dorë punët e vendit, por duhet të flasim për një vizion dhe ecuritë e punëve të vendit bazuar në çdarë është bërë në raport me atë që duhet bërë, dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi në gjendje për të bërë atë që qytetarët duan, të gjithë duam. Së shpejti besoj do kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët.”, deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *