Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ndaj ish-gruas dhe partneres së Ahmetajt janë lëshuar urdhër-arreste, denoncimet për kërcënime i mora nga qytetari digjital


Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka folir sërish për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

Berisha tha sot se për ish-gruan dhe partneren e tij është lëshuar urdhër-arrest.

Ish-kryeministri gjithashtu tregoi se nga i mori lajmet se Ahmetaj dhe familjarët e tij janë kërcënuar me jete.

Nuk kam komunikuar drejtpërdrejtë me Arben Ahmetajt. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari digjital. Këto akuza të qytetarit dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë jam i ndjeshëm. Ahmetaj u largua duke paraqitur sms kërcënuese që i ishin dërguar. Këto sms prokuroria duhet t’i hetonte. Apo ishin këto për skenarin e azilit të tij, këtë nuk e di. Por di të them se Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët iu ka rrëfyer se është akuzuar madje edhe nga kriminelë të qelive të burgjeve. Për të dy zonjat, ish-bashkëshortet dhe bashkëshorten, burime pothuajse, mjaftë të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër-arresti. Skam asgjë, por çfarë tingëllon këtu?! Të lëshon urdhër-arrest për këto zonja dhe të sillet Veliaj, Agaçi, Rama, të lihen të lirë se janë bazë e kësaj vjedhje, ky është akt që dëshmon se përpiqesh me çdo kusht që të mbash çështjen.”, tha Berisha.