Vendosni fjalën kyçe....

Lejuan Saimir Meçanin të komunikojë me gazetarët, tre policë pezullohen nga detyra


Policia e Fierit ka pezulluar sot nga detyra tre punonjës të Komisariatit të Lushnjës për “shpërdorim detyre”.

Kjo pasi ata kanë lejuar komunikimin e 36-vjeçarit Saimir Meçani me qytetarë dhe gazetarë pasi ai ka dalë nga gjykata.

Meçani sot u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi u akuzua se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht gjyshen e tij 89-vjeçare.

NJOFTIMI I POLICISË

Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.

Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë.

Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *