Vendosni fjalën kyçe....

Nipi dhunon gjyshen në Divjakë, arrestohet nga policia


Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi ka dhunuar gjyshen e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M. dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *