Vendosni fjalën kyçe....

Kremtohet Krishtlindja në vend, besimtarët mblidhen në katedrale, mesazhe paqeje e dashurie


Besimtarët e krishterë në Shqipëri priten mbrëmë vigjjiljen e Krishtlindjes. Në Tiranë ata u mblodhën në Katedralen e Shën Palit.

Mesha e cila nisi në orën orën 23:00 e vijoi deri në mesnatë.  Shumë besimtarë u e pritën atë jashtë katedrales për shkak se salla brenda  ishte e mbushur.

Mesha u drejtua nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj. Në katedralen e Shkodrës Krishtlindja u prit nga qindra besimtarë të cilët qëndruan edhe jashtë mjedisevetë saj.

Mesha e shenjte u mbaj nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e kësaj feste për të gjithë besimtarët, natë në të cilën drita fiton mbi errësirën.

Në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës. Në Lushnje qindra besimtarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në kishën e Shën Palit e Pjetrit që e drejtori Famulltari i kishës Dom Gjoni.

Sot pritet të mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.