Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina në Vlorë


Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë. mjeti tip ‘Saab’ në pronësi të një personi me iniciale A.H. ka qenë i parkuar në lagjen ‘Pavarësia 2’.

Mjeti ka pësuar dëme të shumta material ndërsa nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka shpërthyer si pasojë e një defekti.

Para dy ditësh, tre mjete në pronësi të një biznesmeni u dogjën në Vlorë. Kamerat kapën dy personat të cilët pasi u afrohen mjeteve të parkuara u vënë flakën.