Vendosni fjalën kyçe....

Vritet një person në Durrës


Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pak çaste më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Lagjen 16 të qytetit bregdetar, ku pas një konflikti u plagos në këmbë personi me iniciale J.B. edhe pse u dërgua në spital ai ndërroi jetë pak çaste më pas.

Policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarit ndërsa ka nisur kërkimi i autorit.

“Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *