Vendosni fjalën kyçe....

Blushi: Erion Veliaj mashtroi familjet e prekura nga tërmeti në Kombinat, asnjë nuk është strehuar (Video)


Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nëpërmjet një deklarate ka denoncuar krybashkiakun Erion Veliaj se ka mashtruar banoërt e prekur nga tërmeti në Kombinat.

Blushi thotë se ka ende shumë punë deri në përfundimin e pallateve ku një pjesë e të cilave sapo kanë filluar edhe pse Veliaj tha se brenda vitit 2022 do futeshin në banesa familjet e para të prekura nga tërmeti në zonën e Kombinatit.

Veliaj i premtoi edhe në dhjetor se në janar ose shkurt do dorëzoheshin çelësat për disa familje por ende sipas Blushit duhet kohë dhe asnjë nuk është strehuar në zonën e Kombinatit.

Deklarata e Plotë:

Zona e Kombinatit pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe si pasojë rreth 1500 familje mbetën të pastreha.

Por familjet e prekura nga tërmeti nuk i kanë ende në dorë çelësat e banesave të reja, pavarësisht premtimeve të shumta nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

As shorti për këto familje nuk është zhvilluar, duke shënuar një premtim tjetër të shkelur.

Nga verifikimi në terren rezulton se ka ende shumë punë deri në përfundimin e pallateve, një pjesë për të cilët sapo ka filluar.

Në 22 qershor 2022, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se brenda vitit 2022 do të futeshin në banesa familjet e para, të prekura nga tërmeti në zonën e Kombinatit.

“Tani që kemi hapur totalisht kantierin, në disa pjesë kemi avancuar dhe do të jemi gati për të futur këtë vit familjet e para, siç është ndërtesa pas meje”, premtoi Veliaj.

Edhe në 16 dhjetor të vitit që lamë pas, kryebashkiaku i Tiranës bëri një tjetër premtim për familjet e pastreha të Kombinatit.

“Nga fillimi i vitit tjetër, që në muajt janar dhe shkurt, do të hedhim shortin për familjet e para që do të futen këtu. Seksioni i parë fare është drejt përfundimit”, premtoi Veliaj.

Nga një verifikim në terren në zonën e Kombinatit, për të parë nga afër si po ecën procesi i ndërtimit të pallateve, rezulton se puna nuk ka përfunduar dhe ende asnjë familje nuk është strehuar aty.

Çdo ditë do t’i kujtojmë Erion Veliaj nga një premtim të pambajtur dhe do t’i faktojmë konkretisht mashtrimet e tij.

Më 14 Maj banorët e kryeqytetit do të ndëshkojnë me votë Kryemashtruesin dhe Kryehajdutin e Tiranës!