Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu: Duhet të jemi të bashkuar për të larguar Edi Ramën më 25 prill


Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka pohuar mbrëmjen se të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Balliu pohoi se PD-ja ka program të qartë ekonomik për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet. Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24 ku foli ndër të tjera edhe përgjimet e fundit të antimafias italiane.

“Fushata e PD ka paraqitjen e programit ekonomi ndërsa PS-ja nuk ka nevojë sepse s’ka alternativë, ka program vetëm të vjedhë. Kurse PD ka program ekonomik, që e ka treguar edhe në të kaluarën, me taksën e sheshtë që ishte 10%, sot do jetë 9%. Ka sjellë bum ekonomik, ndërkohë i rezistoi dhe krizës botërore të 2007. Kurse taksa progresive e Ramës vetëm sa ka mbingarkuar qytetarët të mbyllin bizneset. Rama e sheh pandeminë si koalicion, gjithçka ia faturon asaj. E vetmja gjë që na ka ardhur nga të huajt janë Ndrangheta, BKH, FBI etj, janë raportet e DASH që Shqipëria është kthyer në korridor të drogës.” – tha Balliu.

I pyetur nëse do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, ish-deputeti tha se vendimi për këtë do i përkasë PD-së por e rëndësishme sipas tij është bashkimi për të larguar Ramën nga opushteti.

“Nuk e di nëse do kandidoj, ajo do i përkasë PD. Ajo çfarë ka rëndësi për çdo individ është që të jemi të gjithë të bashkuar, pavarësisht interesit të njërit apo tjetrit. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të larguar Ramën. Nuk mund të themi që jemi perfektë, por në 2005 këto premtime dhamë, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO. Çdo qytetar do ketë mundësi të barabarta për të ecur përpara.” – shtoi Balliu.

Në fund ai foli edhe për përgjimet e fundit të antimafias italiane që kanë të bëjnë me organizatën mafioze italiane Ndrangheta dhe lidhjet e saj në Shqipëri.

Balliu tha se kjo nuk është e parë që Ndrangheta përflitet për lidhjet me qeverinë e Ramës ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të hetojë.

“Lidhjet me Ndranghetan nuk duhen parë si risi, apo diçka e re. Kjo ka më shumë se një vit që përflitet, ka dhe inceneratorët. Edhe me fushën e ndërtimeve të pallateve. PD e ka thënë si po përdoret ndërtimi për pastrimin e parave, madje po vidhet dhe prona publike për këto. Kam një dokument, i kanë dhënë mbi 1 mijë e 300 m2 pronë publike këtij biznesmenit si investim për ndërtim, 4.3 milion euro të dhënë për t’i rritur koeficientin e ndërtimit. Ky është parking. Janë hedhur para nga buxheti, prishet parkingu për t’ia dhënë biznesmenit. Ka dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi në 4 vite, në një qytet i mbindërtuar, mbibetonizuar. Përgjimet e AntiMafias e treguar, për 20%, për të fituar para. SPAK të bëjë detyrën.” – tha Balliu.