Vendosni fjalën kyçe....

Rama nis krahasimet me vitin 2010: Atëherë ra më pak shi e kishte më shumë dëme në Shkodër


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Shkodra, ku ishte për të parë nga afër gjendjen e përmbytjeve në zonë, se situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Sipas kreut të qeverisë, edhe pse në Obot e zonat e tjera këtë vit ka rënë më shumë shi se në vitin 2010, dëmet janë shumë më të pakta duke qenë se nuk ka shtëpi të përmbytura.

“Këtu, sasia e reshjeve, sipas llogarive të fundit që mora nga mbrëmë, ështe dyfishi i 2010-ës dhe falë gjithë punës së bërë me infrastrukturën kulluese dhe falë administrimit komplet ndryshe të kaskadës së Drinit, që në atë kohë u administrua në mënyrë kriminale, e filloi Shkodra e gjitha me varka, që edhe në pallate, në qendër ishin të izoluar, jemi në një situatë që mund ta konsiderojmë në kontroll, duke përjashtuar deri tani zonën e Obotit që ka qenë historikisht problem për shkak të nivelit që ka nën dhe për shkak të fryrjes të madhe të liqenit dhe faktikisht është diçka e paevitueshme. Ajo që më shqetëson është që sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive në këtë zonë. Besoj që 24 orët që kemi përpara janë ato më kritiket, pastaj do të shkojë duke u lehtësuar, sipas parashikimeve, se gjithçka mund të ndodhë.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *