Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen makina e policit në Tiranë, denoncimi te Berisha me video


Një makinë ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Yrshekut, Tiranë.

Dyshohet se asaj i është vënë një sasi lënde plasëse ndërsa pronari i saj është shtetasi me iniciale L.Ç.

Ky i fundit është babai i një oficeri të policisë rrugore.

Ngjarja u denoncua edhe nga një qytetar, dëshmia e të cilit u publikua nga ish-kryeministri Berisha në “Facebook”.

Informacion paraprak

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës,  në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të  shtetasit L. Ç., ka shpërthyer  një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *