Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputeti grek Kefalogiannis vizitë në Shqipëri, pritet të takohet me Fredi Belerin në qeli


Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri.

Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë.

Ndërsa sot në orën 11.00 do të vizitojë në burgun e Fierit bashkëkandidatin e vet, Kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i dënuar për shitblerje votash.

Do të takohet gjithashtu me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar me ta çështje siç është ajo e pronave.

Më 5 mars Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg Fredi Belerin pasi e gjeti fajtor se ka blerë vota për zgjedhjet e 14 majit 2023.