Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk doja që ajo të vdiste” – 7 vjeçari ngjitet nga dritarja e shtëpisë në flakë për të shpëtuar motrën


Një djalë shtatë vjeçar ka rrezikuar jetën e tij duke u ngjitur në dritaren e shtëpisë së tij që kishte marrë flakë, vetëm për të shpëtuar motrën e tij më të vogël që ndodhej e bllokuar brenda. “Nuk doja që ajo të vdiste” – thotë ai.

Familja Davidson e përbërë nga pesë anëtarë, ishin në gjumë kur një zjarr shpërtheu në shtëpinë e tyre në Tenesi, më 8 dhjetor.

Rreth orës 23:30, Nicole Davidson u zgjua nga aroma e tymit në shtëpi dhe brenda disa minutash, shtëpia u përfshi nga flakët.

Ajo dhe burri i saj Chris, u hodhën nga shtrati për të shpëtuar familjen e tyre.

“Ai kapi fikësen e zjarrit duke u përpjekur të më blinte kohë për të marrë fëmijët dhe unë kapa djemtë sepse ishin më afër me zjarrin.”– tha Davidson për WVLT.

Me flakën që u përhap shpejt ata vrapuan jashtë, por vajza e tyre 22-muajshe ishte ende brenda krevatit të saj.

“Momenti më i frikshëm i jetës sime ishte kur mendova se nuk mund ta merrnim atë.”- kujton ajo.

Djali shtatë vjeçar Eli, mori vendimin për t’u ngjitur në dritaren e dhomës së gjumit për të shpëtuar motrën e tij.

“Epo babi shkatërroi dritaren dhe më pas unë thashë rreth dy herë se ‘Nuk mund ta bëj’. Dhe pastaj thashë: E marr unë babi.’ Dhe pastaj, kur zbritëm atje thashë se isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste.”– tregon 7-vjeçari.

Më pas babai i thotë: “Është në rregull të trembesh, por ti je trim dhe mund ta bësh kur do”.

Askush nuk u lëndua nga zjarri, por shtëpia u shkatërrua plotësisht. Familja tani po qëndron me një të afërm.

Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar, por autoritetet dyshojnë se ishte një zjarr elektrik.

Nicole dhe Chris kanë rritur 34 fëmijë gjatë viteve, mes të cilëve edhe Elin, dhe kanë birësuar Erin dhe Elijah. Në rrjet në emër të familjes Davidson janë mbledhur më shumë se 348 mijë dollarë nga 6 mijë e 800 dhurues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *