Vendosni fjalën kyçe....

Man. United barazon me Leicester, humbet mundësinë për vendin e dytë


Në javën e 15-të në Premier ligë, Leicester City dhe Manchester United luftuan për pozitën e dytë në renditje, që mbeti ashtu siç ishte edhe para kësaj sfide, me të besuarit e Rodgeres menjëherë pas Liverpoolit, derisa ata të Solskjaer pas Leicester.

Katër gola u shënuan në “King Power Stadium”, nga dy për secilën skuadër.

Unitedi kishte pothuajse fitoren në duar, pasi dy herë kaloi në epërsi gjatë ndeshjes, njëherë në minutën e 23-të me anë të Marcus Rashford dhe 79-të me anë të Bruno Fernandes, por shpërdoruan epërsinë.

Harvey Barnes barazoi 1-1 në minutën e 31-të dhe Jamie Vardy për 2-2 në atë të 85-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Leicesteri mbeti në pozitën e dytë me 28 pikë tani, kurse United i treti me 27 pikë dhe mund të zbresë jashtë zonës Champions.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *