Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia forcohet për sezonin e ri, merr portierin e Dinamos


Vllaznia vazhdon me përforcimet për sezonin e ri. Pasi firmosi me sulmuesin brazilian Emerson ditën e sotme, shkodranët kanë zyrtarizuar portierin Ted Laço.

Gardiani 24-vjeçar, që sezonin e kaluar luajti me Dinamon, e më herët ka mbajtur fanellat e Elbasanit, Erzenit, Korabit e Besës, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Vllazninë, dhe që nga dita e nesërme do të jetë në dispozicion të trajnerit Mirsad Jonuz.

Laço i bashkohet edhe Sherrit e Qarrit, të gatshëm për portën e Vllaznisë, dhe është një kërkesë e plotësuar e trajnerit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *