Vendosni fjalën kyçe....

10 viktima dhe 422 raste të reja lidhur me Covid-19 në vendin tonë


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit 422 persona janë shënuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 10 pacientë kanë humbur betejën me virusin.

Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 53,425, ndërsa ai i viktimave në 1098.

Janë kryer 1908 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 422 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *