Vendosni fjalën kyçe....

Britania rikthen sërish masat kufizuese për Krishtlindje disa zona në izolim


Britania e Madhe ka marrë masat duke shkuar në kufizime të rrepta për Krishtlindje. Në një deklaratë për shtyp, kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se nuk do të ketë lirime për asnjë zonë, teksa pikat më të nxehta do shkojnë në Lock-Down.

Ai tha se me variantin e ri COVID-19 në Britaninë e Madhe po përhapet shumë shpejt dhe duhet të merren masa. Bëhet me dije se Londra, Anglia juglindore, Uellsi dhe Skocia do të jenë ndër zonat që do të hyjnë në nivelin e fundit të rrezikshmërisë, 4, e ngjashme me Lock-Down.

“Përhapja po drejtohet nga varianti i ri i virusit, Duket se përhapet më lehtë dhe mund të jetë deri në 70% më e transmetueshme sesa lloji i mëparshëm. Me zemër të thyer ju them se nuk mund të vijojmë me planin për Krishtlindjet.”- deklaroi Johnson.

Vetëm disa ditë më parë autoritetet britanike tronditën me zbulimin se një lloj, variant apo dhe koronavirus i ri ishte zbuluar pikërisht në ishull, shumë më i transmetueshëm se ai i mëparshmi. Duket se ky variant i ri i ka prishur planet qeverisë dhe britanikëve për të festuar Krishtlindjet të lirë. Disa zona të Britanisë së Madhe tashmë do të shkojnë në ”Lock-Down” për herë të tretë.