Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohen nga policia disa prej aktivistëve të Aleancës për Teatrin


Disa prej aktivistëve të Aleancës për Teatrin janë ndaluar nga policia pak minuta më parë.

Aktivistët ishin duke qëndruar në pedonalen përbri godinës së shembur te Teatrit Kombëtar kur janë arrestuar.

Në polici janë shoqëruar, Ergys Mërtiri, , Gentian Hasani dhe Donald Martini dhe Astrit Seranaj.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet kundërshtimet ndaj efektivëve të policisë dhe përplasja që kanë pasur me ta.

Ata janë dërguar në komisariatin Nr.1 të policisë.

Sipas faqes Ne Teatri që ka publikuar lajmin, nuk dihen arsyet e shoqërimit të aktivistëve.

Pak minuta më parë, policia ka ndaluar disa prej aktivisteve të Aleances për Teatrin, në pedonalen para Qendrës Toptani. Nuk dihen arsyet e ndalimit por nga videoja duket qartë se janë marrë me forcë. Të ndaluarit janë Astrit Seranaj, Ergys Mertiri, Gentian Hasani dhe Donald Martini”-shkruan faqja Ne Teatri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *