Vendosni fjalën kyçe....

“Benz”-i përplas për vdekje 60-vjeçarin me motoçikletë në Fier


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person me motoçikletë.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet R. T., i moshës 60-vjeçare. Policia ka shoqëruar në komisariat 26-vjeçarin që udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ që përplasi qytetarin.

“Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur ‘Kalçeto’, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ është përplasur me një motorçikletë tip ‘Lifan’ me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”- njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *