Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ tre organizatorët e ditës së parë të protestave në Tiranë


Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për masën e sigurisë për tre organizatorët e protestës së parë në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës.

Altin Koçi, Robert Poshnjari dhe Vilson Kulemani janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

E mërkura e 9 dhjetorit nisi dhe përfundoi me protesta për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Pas protestave të zhvilluara paradite nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një grup i madh qytetarësh u mblodhën rreth orës 18:00 dhe shkaktuan rreth pesë orë trazira në kryeqytet.

Të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile e nisën protestën me një marshim dhe u vendosë përballë ministrisë së Brendshme, ku i bënë thirrje ministrit Lleshaj të japë dorëheqjen për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie.

Protesta vazhdoi në Kryeministri dhe përshkallëzoi me djegien e pemës së Krishtlindjes së vendosur përballë institucionit. Më pas iu vu flaka dhe pemës së Krishtlindjeve në sheshin ‘Skënderbej’ si dhe disa koshave të mbeturinave. Mes protestuesve dhe policisë pati përplasje, ndërsa policia llogariti 9 efektivë dhe një protestues të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *