Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi i drejtohet mazhorancës: Sterilizimi dhe check up-i po paguajnë që ky komision të pengojë hetimin


Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi akuzon PS se po tenton të bllokojë punën e komisionit duke mos miratuar kërkesat për informacion. Vokshi tha se paratë e sterilizimit dhe check up po paguajnë që ky komision të pengojë hetimin.

“A keni turp ju apo nuk keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion. Kemi një muaj. Duhet të ndihemi të turpëruar. Ju nuk miratoni shkresat se po mbuloni korrupsionin. Paratë e sterilizimit dhe check up po paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, u shpreh Vokshi.