Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Këto akte dhune s’kanë ndodhur kurrë në këto 30 vjet, protesta e sponsorizuar nga opozita


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka reaguar nga Elbasani për trazirat e sotme në Shkodër.

Pas dënoi aktet e dhunës, Balla ka thënë para gazetarëve se pas këtyre protestave të dhunshme qëndrojnë krerët e partive opozitare.

“Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha vodhën protestën për qëllimet e tyre politike. Aktet e dhunës po sponsorizohen dhe ekzekutohen me paratë e tyre. PD dhe LSI qëndrojnë pas sulmeve në selitë politike.”, tha Balla.

Deputeti socialist thotë se këto akte që janë zhvilluar sot nuk janë parë në 30 vite.

“Në Shkodër sot organizimi është nga PD, në Korçë ishte nga PD dhe LSI,
dhuna po paguhet nga paratë e korrupsionit ende të pandëshkuar.

Këto akte dhune që s’kanë ndodhur kurrë në këto 30 vite, s’janë sulmuar kurrë në Shqipëri objekte shtetërore. Unë nuk kuptoj arsyen pse duhet shkulur semafori, t’i vësh flakën kazanëve apo të sulmosh dhe nënseli partie politike, ndërkohë që s’ka ndodhur kurrë.

E kemi thënë, sa më shumë do vijnë dhimbjet e forta nga goditja e SPAK aq më shumë do rritet vandalizmi i politikanëve të së keqes në Shqipëri,
policia po mbron pronën publike, institucionet”.- deklaroi deputeti.

Balla u bëri thirrje qytetarëve që që “të kuptojnë që këto protesta nuk janë protesta qytetare”.

Paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, protestuesit hynë brenda selisë së PS-së duke shkatërruar çfarë gjetën brenda dhe madje ndezën një zjarr me sendet që morën brenda saj. Duke përfshirë këtu dhe podiumin ku mbanin fjalimet përfaqësuesit e PS-së së kësaj dege.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *