Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Shkodër, protestuesit thyejnë xhamat në selinë e PS-së (FOTO)


Përshkallëzohet situata në protestën që po zhvillohet këtë paradite në qytetin e Shkodrës.

Një grup protestuesish kanë hedhur gurë dhe sende të forta në selinë e Partisë Socialiste, duke thyer xhamat si dhe derën kryesore.

Më herët protestuesit kanë qëlluar me hurma një mjet policie. Në protestë ka një prani të lartë të forcave të policisë.

Selia e PS-së ishte “stacioni” i fundit i tubimit, që nisi nga lagjja “Luigj Gurakuqi” dhe vijoi para Prefekturës së qytetit.

Shkodra është qyteti i parë ku nisën protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *