Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit futen brenda selisë së PS-së në Shkodër dhe shkatërrojnë çfarë u del para – Ndezin zjarr të madh me sendet


Protestuesit në Shkodër janë futur brenda selisë së PS-së dhe kanë thyer kamerat e sigurisë. Ata kanë marrë dhe kanë nxjerrë jashtë çfarë ka mundur, bashkë edhe me podiumin ku përfaqësuesit e kësaj force politike mbajnë fjalimet.

Ata kanë ndezur një zjarr të madh përpara godinës me këto sende.

Deri më tani nuk kishte ndërhyrje nga policia, por Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë sapo kanë mbërritur dhe po shkojnë drejt protestuesve me gaz lotsjellës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *