Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk shpërngul biznesin nga Kalifornia, shkak përplasja me autoritetet për kufizimet Covid-19


Elon Musk bashkohet me eksodin e Kalifornisë, zhvendos vendbanimin e tij personal në Teksas pasi u përplas me Sacramento për kufizimet e Covid-19

Themeluesi i Teslas, Elon Musk, tha se ai e ka zhvendosur rezidencën e tij personale në Teksas, pas zhvendosjes së fondacionit të tij privat dhe la të kuptohet se kompanitë e tij mund të bashkohen në eksodin nga Kalifornia.

Ai ka pohuar se shkak për zhvendosjen et tij nga Kalifornia ka qenë përplasja e fortë me autoritetet mbi kufizimet Covid-19.

“Për veten time, po, unë kam lëvizur në Teksas.” – tha Musk të martën në një konferencë virtuale të organizuar nga Wall Street Journal.

Musk vuri në dukje se Tesla është prodhuesi i fundit i automobilave që prodhon makina në Kaliforni, ndërsa SpaceX është kompania e fundit e hapësirës ajrore që ka prodhime të konsiderueshme në shtet.

“Dikur kishte mbi një duzinë impiantesh makinash në Kaliforni dhe Kalifornia ishte dikur qendra e prodhimit të hapësirës ajrore.” – tha ai.

“Kompanitë e mia janë dy të fundit që kanë mbetur. Unë dua të theksoj, kështu që, kjo është një pikë shumë e rëndësishme për t’u bërë.” – shtoi Musk.

Miliarderi do të përfitojë nga taksat shumë më të ulta duke e bërë Teksasin shtëpinë e tij zyrtare. Ai renditet si personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri prej 135 miliardë dollarësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *