Vendosni fjalën kyçe....

‘Mbreti i falimentuar kriptove’ në Kanada rrëmbehet e torturohet, autorët kërkuan 3 milionë dollarë për ta  liruar – Media


Një i ri i vetëshpallur ‘mbret i kriptove’ dyshohet se u rrëmbye e më pas është torturuar e mbajtur peng nga disa persona që kërkonin një shpërblim shumëmilionësh.

Aiden Pleterski, 23 vjeç, nga Ontario, Kanada, u ‘mor peng ‘ nga Toronto në dhjetor dhe u mbajt peng nga rrëmbyesit, të cilët kërkuan 3 milionë dollarë, tha babai dhe bashkëpunëtorët e tij, raportoi CTV News Toronto.

Hollësitë e rrëmbimit u zbuluan në dokumentet e gjykatës në lidhje me një procedurë falimentimi që përfshin miliona dollarë që Pleterski dyshohet se shpenzoi duke jetuar në mënyrë të shfrenuar, në vend që t’i investonte.

“Ata e mbajtën për rreth tre ditë, e çuan me makinë nëpër pjesë të ndryshme të Ontarios jugore, e rrahën, e torturuan, e lejuan të bënte telefonata specifike vetëm me njerëz të caktuar. Unë nuk isha nga ata njerëz me të cilët ai u lejua të kontaktonte”, tha babai i tij, i cili nuk u identifikua.

Ndërsa ishte i burgosur, Pleterski kontaktoi pronarin e tij të shtëpisë dhe kërkoi 3 milionë dollarë, thuhet në dokumentet e gjykatës, shkruan NY Post.

Pronari tregoi se si Pleterski tha se nuk kishte askënd tjetër që mund të telefononte. Pleterski është përfshirë në një polemikë falimentimi, në të cilën ai supozohet se iu kërkua të investonte mbi 40 milionë dollarë, dhe në vend të kësaj shpenzoi gati 16 milionë dollarë për pushime luksoze, makina të shtrenjta dhe fluturime me avion privat, sipas CTV News.

Administratori i falimentimit Rob Stelzer tha për CTV se Pleterski ‘drejtoi një biznes në të cilin ai u tha njerëzve se do të investonte paratë e tyre dhe kjo nuk ndodhi’.

Në fillim të dhjetorit, Stelzer tha për CTV se ishte informuar nga policia e Torontos se Pleterski ishte rrëmbyer, duke shtuar: “Dua të them, padyshim, ai u detyrohet shumë njerëzve shumë para.”