Vendosni fjalën kyçe....

Pas tërheqjes së Bruçajt, cilët janë kandidatët që synojnë kreun e KMSH-së


Kreu aktual i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për kreun e KMSH-së.

Aktualisht, në garë kanë mbetur Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së prej 10 vitesh, Ylli Gurra, Myfti i Tiranës, Islam Hoxha, Myfti i Kukësit dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Gara për kreun e këtij komuniteti zhvillohet ditën e nesërme. Bruçaj u zgjodh në krye të KMSH-së në mars të vitit 2014.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka një mandat 5 vjeçar dhe nëser do merret vesh cili do jetë personi që do drejtojë institucionin e rëndësishëm për besimtarët myslimanë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *