Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet Kiço Londo, në krye të Teatrit Kombëtar Eksperimental tani emërohet Altin Basha


Kiço Londo është shkarkuar nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Këtë post në vend të tij e ka marrë regjisori Altin Basha. Vendimi është marrë në mbledhjen e dy ditëve më parë të Këshillit të Ministrave.

“Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli.”- thuhet nw VKM.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Kujtojmë se Londo qëndronte në këtë detyrë që prej qershorit të vitit 2014. Ndërsa Altin Basha u largua vetëm pak kohë më parë nga programi i humorit ‘Portokalli’ në televizionin “Top Channel”, pas 17 vitesh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *