Vendosni fjalën kyçe....

Kina vë në punë reaktorin e parë bërthamor të prodhuar në vend, nis punën për 6 të tjerë


Kina ka vënë në punë reaktorin e saj të parë bërthamor të ndërtuar në vend me shpresat për t’u bërë më e pavarur për sa i përket energjisë dhe për të eksportuar projektin e saj në të gjithë globin.

Reaktori i parë i vendit duke përdorur teknologjinë Hualong One u lidh me sukses në rrjet dhe filloi të prodhonte energji elektrike në Centralin Bërthamor Fuqing në Provincën Fujian të premten në mëngjes, njoftoi media kineze.

Menaxheri i përgjithshëm i uzinës, Zhao Hao, u citua të thoshte se reaktori po funksiononte mirë. Zyrtari tha se do të ketë një seri provash përpara se reaktori të fillojë funksionimin komercial.

Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC) tha se reaktori ka një jetëgjatësi prej 60 vjetësh dhe plotëson ‘standardin më të rreptë të sigurisë në botë’.

Ndërtimi i njësisë së re të energjisë në Fuqing filloi në vitin 2015. Aktualisht, gjashtë reaktorë të tjerë Hualong One po ndërtohen në Kinë dhe vende të tjera, tha CNNC.