Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i PD-së: Ambulancat me të sëmurë presin në dyert e spitalit, Ramës i ka dalë situata nga kontrolli


Partia Demokratike ka denoncuar sot gjendjen në spitale për sa i përket pandemisë Covid-19.

Në një postim në Facebook, përfaqësuesi i departamentit të shëndetësisë në selinë blu, Koduzi, shkruan se 6 ambulanca presin në dyert e spitalit me të sëmurë brenda ndërkohë që qeveria pretendon se e ka situatën në spitale nën kontroll dhe se ka mjaftueshëm shtretër të lirë për pacientët.

“Po ndodh aktualisht ne Spitalin covid-2, ku jane 6 ambulanca ne rresht me paciente duke pritur shtrimin e tyre ne spital. Situata eshte kritike dhe i ka dale Rames jashte kontrollit. Rama dhe tabori i tij thone qe do hapin spitalet rajonale kur ta shikojne te arsyeshme, por faktikisht Rama nuk ka asnje plan. Hapini spitalet rajonale sa me shpejt, qe qytetaret te vijne dhe mjekohen sa me shpejt kur kane nevoje. Mjaft me demagogji. Ditet e tij jane te numeruara, dhe qytetaret shqiptare meritojne nje qeveri qe mendon per shendetin dhe mireqenien e tyre.” – shkrua Koduzi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *