Vendosni fjalën kyçe....

Vëllezërit në Fier rrihen për pronat, ndërhyn policia


 

Një konflikt mes dy vëllezërve në Fier, ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta.

Policia e Fierit thotë se ka arrestuar dy vëllezërit me inicialet J.H. dhe S. H., përkatësisht 59 vjeç dhe 61 vjeç. Sipas uniformave blu, ata ishin kapur për shkak të një konflikti për pronat me njëri-tjetrin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Dhunë në familje’.”- njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *