Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i ka siguruar fëmijët britanikë se Babagjyshi do të vazhdonte të bënte dhurata këtë Krishtlindje, pavarësisht krizës COVID-19.
Këtë deklaratë Johnson e bëri një ditë pasi Britania e Madhe njoftoi marrjen e masave të veçanta për të organizuar festat e fundvitit.
“Monti (8 vjeç) më shkroi duke më pyetur nëse Babagjyshi i Krishtlindjeve do të jetë në gjendje të dorëzojë dhuratat këtë vit.”- shkroi Johnson në Twitter duke zbuluar letrën.
“Unë kam pasur shumë letra në lidhje me këtë, kështu që unë kam folur me ekspertët dhe mund t’ju siguroj se Babagjyshi i Krishtlindjeve do të bëjë gati slitën e tij dhe do të shpërndajë dhurata këtë Krishtlindje!”– tha ai.
Monti (aged 8) wrote to me asking if Father Christmas will be able to deliver presents this year
I’ve had lots of letters about this, so I have spoken with experts and can assure you that Father Christmas will be packing his sleigh and delivering presents this Christmas! pic.twitter.com/pXwcjHSxZg
— Boris Johnson (@BorisJohnson) November 25, 2020
Monti e kishte pyetur kryeministrin nëse Babagjyshi mund të jepte dhurata, nëse ata do të linin për të dezinfektues pranë biskotave. Ai i kërkonte kryeministrit të fliste me shkencëtarët për këtë.
“Lënia e dezinfektuesit pranë biskotave është një ide e shkëlqyeshme për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit – dhe përdorimi i tij dhe larja e duarve rregullisht, është saktësisht ajo që do t’ju fusë ju dhe miqtë tuaj në listën e atyre që janë sjellë mirë”– thotë kryeministri.