Vendosni fjalën kyçe....

Harrojeni Stalinin, Çurçillin e Ruzveltin – Tokat e çamëve do i kthejë Lulzim Basha


Lulzim Basha ka zhgënjyer pozitivisht dhe ka mbushur me optimizëm dhe entuziazëm memorien historike të Republikës së Shqipërisë, ndërsa sot deklaroi se ai do u kthejë tokat çamëve.

Premtim ky që zhbën automatikisht vendimet e Konferencës së Jaltës  (Stalin – Roosevelt – Churchill) apo të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.

“Do ndaloj spastrimin etnik në Serbi dhe do t’ua kthej pronat çamëve” – tha Basha sot ndër të tjera teksa u dërgoi mesazhe të forta dhe kundërshtarëve politikë.

 “Jeni te mirpritur në çdo moment, do të krijojmë federatën e djathtë me çdo aleat. Parimi i kontributit dhe rezultatit do të jetë parimi ynë themelor. Askush nuk do të marrë pushtet pa rezultat, askush që ka rezultat nuk do të shmanget nga pushteti”./ Hashtag.al