Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti turk dënon ndërhyrjet e Izraelit kundër besimtarëve në xhaminë Al-Aksa


Në bisedën telefonike të së dielës me homologun e tij palestinez, presidenti turk Erdogan dënoi ashpër ndërhyrjet e Izraelit kundër besimtarëve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

“Gjatë bisedës sonë, i shpreha z. Abbas se dënoj fuqishëm ndërhyrjet e Izraelit kundër besimtarëve në xhaminë Al-Aksa dhe se ne do të qëndrojmë kundër provokimeve dhe kërcënimeve kundër statusit dhe shenjtësirë së xhamisë Al-Aksa.” – tha Erdogan në Twitter.

Erdogan përsëriti mbështetjen e Turqisë për Palestinën, duke thënë se ‘ngjarjet na kujtojnë nevojën që të gjitha grupet palestineze të punojnë drejt unitetit dhe pajtimit’.

Presidenti tha gjithashtu se ai përcolli mirënjohjen e tij për homologun palestinez si për nxitjen e tij për përmbajtje dhe udhëheqje të matur në drejtim të unitetit.

Tensioni është rritur në territoret palestineze që kur forcat izraelite bastisën oborrin e Xhamisë Al-Aksa të premten mes përleshjeve me besimtarët, duke plagosur qindra.

Të dielën, më shumë se 700 kolonë izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa nën mbrojtje të fortë policore për të festuar festën njëjavore të Pashkës hebreje, e cila filloi të premten.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë ‘Mali i Tempullit’, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967.