Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Prokuroria e ka detyrim të hetojë numrin e vdekjeve nga Covid-19


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin Log në Abc News ka deklaruar se prokuroria duhet të hetojë akuzat e kreu të opozitës Lulzim Basha lidhur me numrin e vdekjeve nga Covid-19.

Meta shtoi se çështja e denoncuar nga Basha është e rëndë dhe ka të bëjë me jetën e qytetarëve.

Mendoj se prokuroria, i detyrohet popullit për të hetuar dhe për të verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga kryetari i opozitës, Basha që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje prokurorisë për të hetuar nëse ka pasur manipulim. Për ne është e rëndësishme, derisa të mbërrijë vaksina e vërtetë, më e mira për të përballuar këtë pandemi, është profesionalizimi, transparenca dhe besimi i publikut dhe kjo duhet të kërkohet nga qeveria dhe vetë kryeministri për një mbështetje sa më efektive nga të gjithë këtë periudhë të vështirë dhe dramatike.

Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit, duhet të hetojë edhe një falsifikim të thjeshtë, dhe jo në rastin kur ka një akuzë publike për një çështje të madhe që ka të bëjë me jetën e qytetarëve shqiptarë. Hetimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur por edhe parandalimin në të ardhmen dhe kjo do të ndihmonte për një shkundje të gjitha institucioneve, një bashkëpunim më efektiv, më të përgjegjshëm për të përballuar pandeminë”-deklaroi Meta.

Basha denoncoi të enjten e javës së kaluar se qeveria ka fshehur numrin e vërtetë të personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *