Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave (Njoftimi)


Ambasada gjermane në Tiranë ka vendosur të ndërpresë dhënien e vizave.

Shkak për këtë sipas njoftimit zyrtar është bërë situata e pandemisë në Shqipëri.

Personat të cilët preken nga kjo mbyllje do njoftohen për një datë e orë të re aplikimi në rastin më të parë.

Ndërkohë rastet urgjente mund të telefonojnë në numrin e vënë për këtë arsye.

“Informacion i rëndësishëm! Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale, Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Facebook-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj. Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *