Vendosni fjalën kyçe....

Karteli meksikan sulmon burgun me makinë të blinduar, liron nëntë të dënuar


Persona të armatosur në një kamion të blinduar të improvizuar dhe disa automjete të tjera kanë hyrë në një burg në Meksikën Qendrore, duke liruar nëntë të burgosur. Kriminelët thuhet gjithashtu se shpërthyen disa makina bomba gjatë sulmit.

Sulmi në objektin e vuajtjes së dënimit në qytetin e Tulës filloi në orët e para të së mërkurës. Sekretari i Brendshëm i shtetit Hidalgo, Simon Vargas, tha se ndërsa personat e armatosur po sulmonin burgun, diku tjetër në qytet ‘dy automjete u dogjën’ për të larguar vëmendjen e autoriteteve. Sipas mediave lokale, ato ishin makina bomba.

Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes me nëntë të burgosur. José Artemio Maldonado Mejía, kreu i një grupi kriminal lokal, besohet të jetë mes tyre. Banda që kryeson Mejía, e njohur si Pueblos Unidos, besohet se është e specializuar në vjedhjen e karburantit nga tubacionet lokale, si dhe rrëmbimet dhe zhvatjet.

Të shtënat në burgun e Tulës lanë një roje dhe një oficer policie të plagosur, sipas autoriteteve lokale, me një kërkimi masiv që po zhvillohet për të gjetur të arratisurit.

Gjatë dekadës së fundit, kartelet e drogës dhe bandat e tjera kanë bastisur burgjet meksikane në shumë raste.

Prej dhjetëvjeçarësh, Meksika ka qenë në kontrollin e dhunës së karteleve, ndërsa organizatat kriminale luftojnë për rrugët e trafikut të drogës dhe kontrollin mbi territorin.