Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky ‘me dorë të hekurt’, shkarkon Shefin e Shërbimit Sekret dhe Prokuroren e Përgjithshme


Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova dhe shefi i SBU-së, Ivan Bakanov, janë shkarkuar nga postet e tyre të dielën, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky në një dy dekrete presidenciale, duke përmendur një numër të madh të rasteve të tradhtisë midis forcave të rendit dhe shërbimit të inteligjencës.

Rreth 651 çështje penale në lidhje me tradhtinë e lartë dhe ‘aktivitetet e bashkëpunimit’ ishin regjistruar mbi punonjësit e zbatimit të ligjit, ndërsa më shumë se 60 agjentë të SBU supozohej se ‘punonjnë kundër shtetit tonë’, njoftoi Zelensky të dielën, duke shpjeguar këtë arsye për shkarkimin e zyrtarëve të lartë.

Bakanov u hoq në bazë të nenit 47 të Statutit Disiplinor të ushtrisë ukrainase, i cili i referohet dështimit në detyrat zyrtare ‘që shkakton humbje jete ose pasoja të tjera të rënda ose krijon një kërcënim për pasoja të tilla’. Zëvendësuesi i tij ende nuk është bërë i ditur.

Venediktova, e cila kishte shërbyer si Prokurore e Përgjithshme e Ukrainës që nga marsi i vitit 2020, është zëvendësuar nga Oleksiy Symonenko.

Zelensky ka shkarkuar një numër punonjësish së fundmi, duke shkarkuar pesë ambasadorë javën e kaluar, përfshirë ambasadorin në Gjermani Andriy Melnyk. Ambasadorët në Hungari, Republikën Çeke, Norvegji dhe një ambasador i pestë me përgjegjësi për Indinë, Maldivet, Nepalin, Sri Lankën dhe Bangladeshin u liruan të gjithë nga detyra.