Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Paris, takon homologët e Kroacisë dhe të Malit të Zi


Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Francë, ka takuar edhe homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Po ashtu edhe atë të Malit të Zi, Milo Dukanoviç.

“Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe President Milo Đukanović.”, shkruan Meta.

Presidenti Meta ndodhet në Paris, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore ku me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron,  janë mbledhur lidera nga e gjithë bota.

Përpos Macron, Meta takoi edhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, si edhe ish-lojtarin e Kombëtares Shqiptare Edvin Murati.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *