Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Do ta mbaj maskën me logon e LSI-së, verbon Edi Ramën


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet sot në Shkodër, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë.

Gjatë këtij takimi Kryemadhi tha se do ta vendosë maskën me logon e LSI-së sepse sipas saj do të verbonte kryeministrin Edi Rama. Ajo thotë se gjobat e vendosura janë të larta aq sa për 4 ditë pune për një të punësuar.

“Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim.

Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë ç’të paguajnë.

Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjen që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI-së me ngjyrën e kuqe. E di që kushdo të ecë në rrugë me të do të verbonte Edi Ramën.  Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Ramaja ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt.

Unë jam socialiste në thelb dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialist do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga Covidi i duhen mbi 1 milionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri.”– deklaroi Kryemadhi.

Nndryshe nga takimet e tjera, të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet mbanin maska me logo të LSI-së. Vetëm kryetarja Kryemadhi nuk e mbajti një maskë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *