Vendosni fjalën kyçe....

Motra tha se e përdhunoi bashkëmoshatari, i vëllai e bën të dyshuarin për spital


Një adoleshent në Kukës është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëmoshatare.

E mitura ka bërë denoncim në polici, e cila ka nisur hetimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.”- thotë policia.

Përveç adoleshentit, është arrestuar edhe vëllai i vajzës 15-vjeçare, pasi kur ka mësuar për ngjarjen që i ka ndodhur të motrës, ai ka goditur me shufër hekuri në kokë adoleshentin.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

“Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.

Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur’ dhe ‘Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike’.”- thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *