Vendosni fjalën kyçe....

S’ndalen protesta kundër reformës së taksave në Kolumbi, dhjetëra viktima nga përplasjet me policinë


Demonstratat e ashpra mbi një reformë të propozuar të taksave në Kolumbi kanë vazhduar edhe pasi qeveria tërhoqi projektligjin e diskutueshëm. Tensionet në vend janë rikthyer pas vdekjes së një aktivisti të ri që thuhet se u qëllua në kokë nga policia.

Duke u tubuar rreth parullës “Stop masakrës”, protestuesit dolën në rrugë në disa qytete të hënën, pas lajmit se Nicolas Guerrero, 22 vjeç, thuhet se u qëllua në kokë nga policia në qytetin Cali. Protestat e reja u shtrinë nga Cali në jugperëndim në kryeqytetin e Bogota, si dhe Medellin dhe Barranquilla në veri, raportoi AFP.

Para se të tërhiqej të dielën nga Presidenti Ivan Duque, propozimi i reformës tatimore shkaktoi ditë protestash intensive dhe një grevë mbarëkombëtare duke filluar të mërkurën e kaluar.

Përplasjet midis aktivistëve dhe forcave të sigurisë lanë të paktën 18 protestues dhe një oficer policie të vdekur, sipas Avokatit të Popullit. Më shumë se 800 persona u plagosën gjithashtu në kaos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *