Vendosni fjalën kyçe....

Pse nuk lejohen celularët në spitalet e Covid? Rama: Spitali s’është stadium që të bësh video


Kryeministri Edi Rama ka pranuar se nuk lejohen telefonat në spitalet e Covid, ndërsa këtë e ka justifikuar duke thënë se spitalet “nuk janë stadiume apo dasma” për të bërë video.

“Çfarë domethënë kjo, pse nuk i lënë telefonat në pavionët covid? Po kush ti lë telefonat në pavionët covid në cilën vend, në Itali, Amerikë?  Ça është spitali Covid? Stadium apo dasmë për të bërë video”, deklaroi sot Rama gjatë konferencës me gazetarët.

Kryeministri u pyet lidhur me këtë çështje, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me shëndetin mendor të pacientëve me Covid të shtruar në spital, pasi katër prej tyre janë vetëvrarë në 3 muajt e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *