Vendosni fjalën kyçe....

Kryepeshkopi Janullatos me COVID-19, niset me avion drejt Athinës


Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefalen në Shqipëri, Anastas Janullatos është infektuar me Covid-19.

Ai është dërguar me urgjencë me avion ushtarak drejt Greqisë, për trajtim më të specializuar.

Sipas medieve greke, kryepeshkopi 91 vjeçar, ka simptoma të lehta por kryeministri grek urdhëroi që ai të merrte trajtim të specializuar në një klinikë në Athinë.

Kujtojmë se Janullatos vetëm disa muaj më parë i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *